Tani në Izrael, edhe ushtaret femra mund të drejtojnë tankun
Për herë të parë në Izrael, katër ushtare femra do të drejtojnë një tank, në çdo aspekt të tij, duke përfshirë heqjen e predhave, ngarjen dhe hapjen e zjarrit.
Lajmin e bëri të ditur “The Jerusalem Post”, versioni online.
Përfshirja e femrave në kursin e komandimi të tankeve, ishte një program pilot i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), që synojnë të studiojnë mundësinë e integrimit të femrave në Trupat e Blinduara.
Ato do të shpenzojnë katër muajt e ardhshëm në bazën Shifazon të Trupave të Blinduara në Negev.
Programi pilot nisi gushtin e kaluar dhe përfundoi në muajin dhjetor, ku 13 femra u rekrutuan në stërvitjen që u bë në jug të Izraelit, ku ato kompletuan kursin për të drejtuar tankun Merkava Mark III.
“Ne jemi duke bërë histori. Për herë të parë, një medalje operimi tanku do të jetë vendosur në uniformën e një ushtareje femër të IDF”, – citohet koloneli Moran Omer.
Ushtaret duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se janë të afta të operojnë çdo aspekt të tankut, duke përfshirë heqjen e predhave, ngasjen dhe hapjen e zjarrit.