Inteligjenca artificiale, Izraeli zhvillon softuerin që zbulon qelizat kanceroze me anë të imazhit
Nucleai, një startup izraelit me qendër në Tel Aviv, që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale, për të diagnostikuar anomalitë e indeve, duke zbuluar qelizat kanceroze dhe sëmundjet e tjera.
Nucleai, një startup izraelit me qendër në Tel Aviv, që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale, për të diagnostikuar anomalitë e indeve, duke zbuluar qelizat kanceroze dhe sëmundjet e tjera.
Kompania është themeluar në vitin 2017 nga Z. Veidman, Eliron Amir dhe Lotan Chorev, të gjithë veteranët e një njësie teknologjike të trupave të inteligjencës izraelite të specializuara në vizionin kompjuterik.
Sot, shumica e diagnozave të sëmundjes kryhen nga patologët, duke ekzaminuar indet dhe qelizat e marra nga trupi gjatë një biopsie për të zbuluar anomalitë.
Teknologjia Nucleai është dizajnuar për të përmirësuar efikasitetin e patologëve, për të zvogëluar gabimet dhe për të shkurtuar kohën e pritjes së pacientëve për një diagnozë, tha kompania në një deklaratë.
Nucleai zhvillon softuer që përdor vizion kompjuterik dhe algoritme të mësimit të makinës për të zbuluar shenjat e kancerit dhe sëmundjeve gastrointestinale.
Së bashku me aftësitë e njohjes së imazhit, softueri mbledh të dhënat mjekësore të pacientëve dhe të dhënat e gjenomikës, tha CEO i Nucleai, Avi Veidman në një intervistë me portalin ekonomik izraelit, Calcalist.
“Diagnostikimi i kancerit, në shumë mënyra, nuk ka ndryshuar shumë në shekullin e kaluar. Mjekët e trajnuar inspektojnë biopsiet e indeve nën mikroskop, duke përdorur sytë e tyre dhe vitet e përvojës. Edhe një grumbull i vogël i qelizave të kancerit pa u vënë re mund të çojë në një keqdiagnostikë fatale”, tha Veidman..
“Në Nucleai, ne ndërtojmë algoritme të inteligjencës artificiale që inspektojnë biopsitë e indeve, zvogëlojnë gabimet diagnostike dhe në fund të shpëtojnë jetën”, shkruan kompania në faqen e saj.
Kompania tashmë ka një prototip të punës dhe po planifikon të nisë një pilot në spitale dhe laboratorë në SHBA dhe Izrael në muajt e ardhshëm.