2208 miliarderë në botë. Bezzos, më i pasuri me 112 mld USD. Eyal Ofer kryeson Izraelin
2208 miliarderë me një pasuri prej 9.1 trilion dollarë. 18% më shumë se në vitin 2017. Prej tyre, 259 janë të shtuar të rinj listën e më të pasurve të planetit.
Ky është numri i “billionaires” në botë në listën e revistës së famshme amerikane “Forbes”, e sapo përditësuar.
Më i pasuri i botës vazhdon të jetë, Jef Bezzos i Amazon, me një pasuri pre 112 miliardë USD. 57-vjeçari është i vetmi që ka kaluar 100 miliardët, apo numrin me !12 shifra”, siç shkruan “Forbes”, duke pasur një diferencë të qartë me Bill Gates të Microsoft, tashmë në kuotën e 90 miliardë dollarëve.
Investitori i famshëm, Warren Buffet, është i treti me 84 miliardë dollarë, ndërkohë që francezi Bernard Arnaut, i cili ka një perandori me 70 brende është i katërti me 72 miliardë dollarë.
Mark Zuckerberg i Facebook është i pesti me 71 miliardë dollarë.
Izraeli ka 20 miliarderë në listë.
Eyal Ofer me 9.4 miliardë dollarë renditet në vendin e 162-të.
Më pas vijnë në Top-10: Stef Wertheimer (5.7 mld dollarë, vendi 315), Shani Arison (5.5, 334), Yitzhak Tshuva (3.7, 606), Idan Ofer (3.6, 629), Arnon Milchan (3.5, 652), Teddy Sagi (3.4, 679), Shaul Shani (3.4, 679), Gil Shëed (2.6m 924), Adam Neuman (2.5, 965).