Spotify hyn në Izrael, tani e gjithë bota mund të dëgjojë muzikën izraelite
Spotify, shërbimi dixhital muzikor dhe video streaming më i madh në botë, tashmë është zyrtarisht edhe në Izrael.
Izraeli bëhet kështu vendi i 62-të për gjigantin suedez të themeluar në vitin 2008 dhe që ka 159 milionë përdorues, 71 milionë prej tyre me pagesë.
Sipas portalit izraelit, Globes.co.il, Spotify do të punojë ngushtë me artistët lokalë, për t’ia shtuar muzikën izraelite koleksionit të tij prej më shumë se 35 milionë këngë.
Tashmë e gjithë bota ka mundësi të dëgjojë artistët izraelitë si Static & Ben-El, Omer Adam, Shiri Maimon, Eyal Golan, Sarit Hadad, Eden Ben-Zaken, Subliminal dhe Mosh Ben-Ari.
Spotify lançoi një video promovuese me pjesëmarrësen e artistëve të Hatikva 6, Hadag Nahash, Idan Raichel, Natan Goshen, Nechi Nech dhe Mashina.
Spotify është kompania e shërbime muzikore më e madhja në botë me të ardhura gati 5 miliardë euro në vitin 2017.
Në Izrael operojnë edhe Apple Music, Tidal dhe Deezer.
Spotify ofron një muaj falas provë, ndërsa më pas do të jetë me regjistrim me pagesë, 20 shekel (rreth 6 USD).
/Izraeli Sot/