Izraeli, vendi i 11-të më i lumtur në botë. Kosova e 66-ta, Shqipëria e 112-ta
Izraeli është vendi i 11-të më i lumtur në botë nga 156 vende të përfshira në “Renditjen e lumturisë” për periudhën 2015-2017.
Kosova ndodhet në vendin e 66-të, ndërsa Shqipëria e 112-ta.
Raporti i lumturisë botërore u bë publik nga ‘Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm’ për Kombet e Bashkuara gjatë ditës së sotme, para ditës së Ditës Botërore të Lumturisë, më 20 mars.
Në raport thuhet se Finlanda është vendi më i lumtur në botë.
Norvegjia është në vendin e dytë në raportin e vitit 2018. Më pas ndiqet nga Danimarka, Islanda dhe Zvicra.
Në Top-10 janë dhe Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia dhe pas tyre vjen menjëherë Izraeli (11).
SHBA-ja është e 18-ta dhe Franca në vendin e 23-të.
/Izraeli Sot/