Izraeli, vendi i parë në botë që miraton kanabisin mjekësor vaporizues
Izraeli është bërë vendi i parë në botë që i jep miratimin e një pajisje mjekësore “vaporizuese” (avull) për përdorimin e ekstrakteve dhe formulimeve mjekësore të kanabisit.
Ministria e Shëndetësisë izraelite ka dhënë miratimin fillestar si një pajisje mjekësore për vaporizuesin VapePod të zhvilluar nga Kanabo Research, një kompani mjekësore “Kwrkim & Zhvillim” nw Tel-Aviv.
Kompania pretendon se kombinimi i sprajit të aprovuar dhe formulimet e synuara do t’u mundësojnë pacientëve të kanabisit mjekësor të marrin metoda më efikase, të qëndrueshme dhe të sakta të dozimit dhe shpërndarjes sesa metodat e trajtimit të kanabisit mjekësor të pranuar aktualisht.
Shumica e pacientëve qw përdorin kanabis mjekësor sot konsumojnë kanabisin e tyre duke pirë atw nw formwn e duhant. VapePod largon rreziqet e pirjes së kanabisit dhe është vërtetuar më efektiv se metodat e tjera të shpërndarjes.
“Ky miratim është një njoftim i rëndësishëm për pacientët mjekësorë të kanabisit në Izrael që do të jenë në gjendje të përdorin avulluesin mjekësor për herë të parë”, tha Avihu Tamir, bashkëthemelues dhe CEO i Kanabo Research.
“Ne presim që për shkak të kalimit të shumicës së konsumatorëve të kanabisit në përdorimin e sprajeve, kompania jonë parashikon të arrijë në 10 milion dollarë shitje brenda tre vjetësh në tregun izraelit, ndërsa tregu izraelit i kanabisit pritet të arrijë në 100 milionë dollarë nw shitje brenda tre viteve. Tregu izraelit është një platformë për të ofruar teknologjinë tonë në tregjet globale në Amerikën e Veriut dhe në Evropë”.
Kanabo ka kryer testet fillestare paraklinike të formulimeve të synuara të kompanisë për çrregullime gjumi, të dizajnuara për përdorim me VapePod. Gjithashtu po përgatit versionin e ardhshëm të pajisjes, VapePod MD, i cili do të monitorojë përdorimin e pacientit dhe do të mbledhë të dhënat e përdorimit për kujdestarët, mjekët dhe aplikacionet kërkimore.
/Izraeli Sot/