Hapet Dhoma e Tregtisë Shqiperi-Izrael
Tirane, 18 mars 2013 – Hapet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Izrael si një mundësi për më shumë investime në të dy vendet. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë biznesmenë të njohur nga të dyja vendet.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ofron mundësi investimesh sidomos në turizëm e infrastrukturë.
Ndërkohë që ambasadori i Izraelit në Shqipëri David Cohen deklaroi se duhet që të rritet bashkëpunimi midis vendeve.
“Duhet që të shtojmë bashkëpunimin midis vendeve. Izraeli ka kaluar tashmë krizën e konomike si rezultat i politikave konservatore.Ne kemi marrëveshje në Shqipëri në sektorin e shëndetësisë dhe të shërbimeve por duhet që të punojmë që të arrijmë bashkëpunim edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.Shqipëria është një vend që ka mjaft potenciale ku mund të investohet” tha ambasadori.
Me hapjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Shqipëri pritet që të ketë më shumë investime të ndërsjellta për të dy vendet në sektorë të ndryshëm.