Quhet vendi Hi-Tech, Izraeli bashkon mendjet e mençura nga e gjithë bota
Drejtues të komuniteteve të startupeve nga 30 vende të ndryshme të botës do të vizitojnë Izraelin më 19-21 mars për t’u njohur me ekosistemin e avancuar të teknologjisë izraelite.
Ky event, i cili është organizuar nga platforma Mobilize, Start-Up Nation Central, Autoriteti i Inovacionit të Izraelit, Qendra Peres për Paqen dhe Inovacionin dhe bashkia e Tel Avivit do të mbledhin mbi 100 drejtues të komuniteteve të startupeve nga e gjithë botë, ndërkohë që 80 për qind e pjesëmarrësve ndërkombëtarë nuk kanë qenë më parë nuk ishin në Izrael.
Takimi i “International Start-up Community Leaders” është samiti i parë ndërkombëtar për liderët e komunitetit që ne po presim në Izrael”, tha për “Times of Israel”, Michal Seror, e cila është përgjegjës për projektin për Startup Nation Central, një organizatë jofitimprurëse që bën lidhje midis startupeve dhe investitorëve.
Qëllimi i samitit është që t’i sjellë këta udhëheqës të komuniteteve të startupeve së bashku me homologët e tyre izraelitë, të diskutojnë sfidat e përbashkëta dhe të ndajnë mjetet që mund të përdoren për të rritur shtrirjen e teknologjive, shpjegoi ajo.
Izraeli është i njohur në të gjithë botën për komunitetet e forta të teknologjisë .
Vizitorët, nga mbi 30 vende, do të vizitojnë ekosistemet kryesore të teknologjisë së Izraelit, në Tel Aviv, Jerusalem, Haifa dhe Beer Sheva. Ata do të takohen me kompani si Microsoft, Dell, EMC, JVP dhe OurCrowd, si dhe me udhëheqësit e organizatave jofitimprurëse.