Izraeli do të organizojë takimin e parë botëror “Forbes Under 30”
Takimi mbahet nga 6 deri më 9 maj 2018. Do të marrin pjesë 800 sipërmarrës të rinj të suksesshëm nga SHBA, Europa, Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.
Takimi i parë i “Forbes Nën 30” do të zhvillohet nga 6 deri më 9 maj 2018 në Izrael.
Konferenca do të sjellë së bashku rreth 800 sipërmarrës të rinj dhe më të suksesshëm në renditjen “30 nën 30” (një top-listë e të rinjve më të mirë të nominuar në kategoritë e ndryshme të listave të ndryshme në mbarë botën).
“Ky samit përfaqëson një udhëkryq të vërtetë, një takim njerëzish që do të ndihmojnë për të menaxhuar çdo sektor të secilit vend për gjysmën e shekullit të ardhshëm”, tha Randall Lane, drejtor i revistës së njohur “Forbes”.
“Forbes Under 30 Summit” është një zgjatim i listës amerikane “30 Under 30” . Pjesëmarrësit e Samitit Global do të përzgjidhen nga listat “30 Nën 30” në Shtetet e Bashkuara, Europë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Qëllimi i takimit është promovimi i ideve dhe bashkëpunimeve revolucionare.
Konferenca katërditore do të përfshijë panele, shfaqje, demonstrime produktesh dhe ide themelore për të nxjerrë në pah kulturën e Izraelit.
Pikat kryesore të itinerarit përfshijnë bursën e Tel Avivit, një turne në bare dhe restorante në tregun e famshëm “Mahane Yehuda” në Jerusalem, një festival muzikor dhe një festë në plazhin e Tel Avivit me menu tipike të kuzhinës arabo-izraelite.