Kompania ushtarake izraelite Elbit, 3.4 miliardë dollarë të ardhura në 2017
Porositë arritën në 7.6 mld USD në vitin 2017, nga 6.9 mld në 2016, ore 3.6% më shumë
Elbit Systems Ltd, kompania ushtarake izraelite e prodhimeve elektronike, e menaxhuar nga CEO, Bezhalel Machlis, dhe e kontrolluar nga familja Federman, e mbylli vitin 2017 me 3.4 miliardë dollarë të ardhura, 3.6% më shumë se në vitin 2016.
Shitjet e kompanisë u përmirësuan si rezultat i rritjes së shitjeve në Evropë të sistemeve të luftës elektronike dhe sistemeve të tankeve.
“Si nga perspektiva financiare dhe strategjike, 2017 ishte një vit tjetër i mirë për Sistemet Elbit”, tha Bezhalel (Butzi) Machlis, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Elbit Systems për faqen izraelite, Israeldefence.co.il.
Elbit Systems gjithashtu pati një rritje në shitjet e sistemeve elektro-optike, duke përfshirë rritjen e shitjeve në sistemet e inteligjencës ajrore, sistemet e shikimit gjatë natës në rajonin aziatik të Paqësorit dhe sistemet e mbrojtjes së avionëve në rajone të tjera.
Fitimi operativ i Elbit Systems u rrit 6.7% në 319.3 milionë dollarë në 2017, 9.5% të ardhura më shumë se në 2016.
Porositë e kompanisë arritën në 7.6 miliardë dollarë në fund të vitit 2017, krahasuar me 6.9 miliardë dollarë në fund të vitit 2016.