Turizmi shqiptar ne Panairin e Izraelit
Tel Aviv, 12 shkurt 2014 – Shqipëria prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Mesdhetar në Izrael, mes 300 stendave nga vendet e Mesdheut.
Në ditën e parë të Panairit stenda e Shqipërisë tërhoqi një numër rekord vizitorësh. Turoperatorët shqiptarë organizuan takime të shumta me partnerë potencialë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, të interesuar për të sjellë turistë të huaj në Shqipëri. Shqipëria turistike është prezantuar në këtë panair nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.
“Është një mundësi shumë e mirë për të promovuar potencialet e vendit tonë”,-vlerëson Drejtoresha e Agjencisë Julinda Dhame,por edhe për bisneset që operojnë në këtë sektor për të lidhur kontrata bashkëpunimi.
Operatorët turistikë vendas që marin pjesë në këtë panair vlerësuan se Panairi I Izraelit në edicionin e tij të 20-të vjen me një gamë të larmishme ofertash dhe si një mundësi për të ndarë praktikat më të mira mes turoperatorëve. Stenda e Shqipërisë në ditën e parë të panairit tërhoqi shumë vizitorë. Turistët izraelitë treguan një interes shumë të madh për të njohur dhe vizituar Shqipërinë.
Organizimi I aktiviteteve të tilla bashkon operatorë nga vende të ndryshme që ndajnë mes tyre praktikat më të mira dhe promovon zhvillimin e turizmit, si një sektor me potencial të madh ekonomik për zhvillimin e vendit. Në panairin e Tel Avivit marin pjesë mbi 1400 subjekte.