Ambasadori Canaj takon Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Izrael
Kryediplomati shqiptar e konsideroi të frytshëm takimin me ta: Përcaktuam objektivat për 2018
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, u takua me Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Izrael, të cilët janë shtetas izraelitë.
“Takim i frytshëm me Konsujt e Nderit te Shqipërisë, të cilët i falënderuam për kontributin e tyre ne progresin e marrëdhënieve Shqipëri-Izrael. Bashkërisht përcaktuam objektivat për vitin 2018”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.