Ambasadori Canaj dhe Konsulli Xhillari, takim me biznesmenin izraelit Hammam
Investitori hebre ka krijuar kompaninë Yesh Albania ne Shqiperi, operon në Durrës, Lushnjë dhe Divjakë
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, takoi biznesmenin izraelit te Agrobujqesise, T. Hammam, i cili krijoi kompaninë Yesh Albania ne Shqipëri. I pranishem ishte edhe Konsulli i Izraelit ne Shqiperi, Rodolf Xhillari.
“Me biznesmenin izraelit te Agrobujqesise, T. Hammam, i cili krijoi kompaninë Yesh Albania ne Shqipëri dhe ka nisur investimin e tij te suksesshëm ne Durrës, Lushnjë, dhe Divjakë.”, shkruhet në adresën zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Izrael në rrjetin social Twitter.