70 vjet Izrael, 70 fakte nga Izraeli Sot: Viti 1969
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte
Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shtetit të Izraelit, apo më saktë, Izraelit Modern, gazeta online “Izraeli Sot” sjell 70 fakte, duke përcjellë ngjarjet kryesore të tij të ndara sipas viteve. Izraeli është themeluar më 14 maj 1948 dhe më 14 maj 2018 mbush 70 vjet.
VITI 1969
NË DETYRË
Kryeministri i Izraelit – Levi Eshkol deri më 26 shkurt, Yigal Allon deri më 17 mars, Golda Meir
Presidenti i Izraelit – Zalman Shazar
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm – Haim Bar-Lev
Qeveria e Izraelit – Qeveria e 13-të e Izraelit deri më 17 mars, 14 Qeveria e Izraelit deri më 15 dhjetor, 15 Qeveria e Izraelit
NGJARJE
26 shkurt – Kryeministri izraelit Levi Eshkol vdes nga një atak në zemër. Pas vdekjes së Eshkol, Yigal Allon emërohet si kryeministër i ngarkuar i Izraelit dhe mbajti detyrën deri më 17 mars.
17 mars – Golda Meir zgjidhet kryeministre e Izraelit. Betohet Qeveria e 14-të.
8 korrik – Një seri betejash ajrore ndodhin mbi lartësitë e Golanit dhe Damaskut, si pjesë e Luftës së Ujitjes, gjatë së cilës shtatë sirianë MIGs janë rrëzuar.
Korrik – Mbahen Lojërat e Maccabiahut të vitit 1969 (Maccabiah Game).
28 tetor – Partia e Aleancës (Ha’Maraach) e udhëhequr nga Golda Meir fiton zgjedhjet e shtatë izraelite legjislative.
15 Dhjetor – Golda Meir paraqet kabinetin e saj për një “Vote të Besimit” të Knesset. Qeveria e 15-të është miratuar atë ditë dhe anëtarët janë betuar.
THEMELIME
Themelohet Zyra e Shefit të Shkencës (The Office of the Chief Scientist), me qëllim rritjen e fuqizimit ekonomik brenda sektorit civil të ekonomisë izraelite dhe duke ndihmuar në nxitjen e nivelit teknologjik të Izraelit për dekadat që do të vijnë. Në vitin 2016, Zyra e Shefit të Shkencave u riemërua si Autoriteti i Inovacionit i Izraelit (Israel Innovation Authority). Roli i saj është të ushqejë dhe të zhvillojë burimet inovative izraelite, duke krijuar dhe forcuar infrastrukturën dhe kuadrin e nevojshëm për të mbështetur të gjithë industrinë e njohurive.