Super-Pharm do të përdorë robotët për shitjet online
Rrjeti farmaceutik ka lidhur marrëveshjen me startupin nga Tel Avivi, CommonSense Robotics
Super-Pharm, një rrjet farmacish që operon në Izrael, Poloni dhe Kinë, me qendër në Herzliya të Izraelit, ka planifikuar të përdorë robotët për shitjet online.
Portali ekonomik izraelit, “Globes”, bëri të ditur se rrjeti farmaceutik ka lidhur marrëvesjen me startupin nga Tel Avivi, CommonSense Robotics, për të ngritur dhe për të operuar një qendër logjistike në të cilën produktet janë zgjedhur automatikisht nga raftet nga robotët.
Rrjetet shitjeve online me pakicë të ushqimeve dhe të farmacisë nuk po arrijnë ende fitime të konsiderueshme nga shitjet në internet; disa prej tyre janë edhe duke pësuar humbje prej tyre.
CommonSense Robotics shpreson të bëjë shpërndarjen me fitim për shitësit duke vënë në dispozicion për konsumatorët përmes përdorimit të teknologjisë së bazuar në inteligjencën artificiale.
Kompania përfundoi një raund financimi prej 20 milionë dollarësh në shkurt, të udhëhequr nga fondi i kapitalit sipërmarrës global Playground dhe Innovation Endeavors, një kompani e kontrolluar nga ish CEO i Google, Eric Schmidt, i cili ishte gjithashtu kryetar i kompanisë Alfabet, kompania nënë e Google.