Dita e Përkujtimit, izraelitët vendosin lule në varrezat ushtarake në mbarë vendin
Sirenat do të bien për dy minuta në orën 11 paradite në të gjithë Izraelin
Sirenat do të bien për dy minuta në orën 11 paradite në të gjithë Izraelin, në shenjë respekti, teksa familjarët dhe shokët do të marrin pjesë në varrezat ku prehen eshtrat e 23,646 të vrarë gjatë luftërave të Izraelit dhe 3,134 viktimave të sulmeve terroriste.
Janë 52 varreza ushtarake në të gjithë Izraelin dhe disa seksione më të vogla ushtarake, në varrezat civile në mbarë vendin.
Në orën 11:02, ceremonia zyrtare e përkujtimit fillon në Mount Herzl (Malin Herzl) të Jeruzalemit me një lutje për të vdekurit nga Shefi i IDF-së Rabbi Brig. Gjenerali Eyal Karim.
Dita Përkujtimore filloi mbrëmjen e mëparshme me një sirenë një minutë në orën 8 të mbrëmjeës, të martën dhe ceremoninë kryesore në Murin e Lotëve.
“Ne nuk do të ndalemi për një moment për të punuar për vendin për të cilin fëmijët tuaj luftuan”, tha presidenti Reuven Rivlin për familjet e dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të shtetit të mbajtur në Murin e Lotëve.
Dita e Përkujtimit, e themeluar në vitin 1951 nga kryeministri i atëhershëm dhe ministri i mbrojtjes, David Ben Gurion, u caktua një ditë para Ditës së Pavarësisë, e cila fillon menjëherë pas Ditës së Përkujtimit.