Kompania izraelite, 5 milionë USD porosi për miellin e karkalecave
Startapi izraelit Hargol FoodTech po kërkon të revolucionojë bujqësinë komerciale të karkalecave për ushqim.
Startapi izraelit Hargol FoodTech po kërkon të revolucionojë bujqësinë komerciale të karkalecave për ushqim.
Kompanitë përfshirë Ikea, Whole Foods, Diendor PLC të Guinness Stout dhe Pepsico kanë shprehur tashmë interes në miellin e karkalecave, të pasura me proteinë.
Hargol tashmë ka marrë porosi me vlerë prej 5 milionë dollarësh nga konsumatorët në SHBA dhe Evropë.
“Me teknologjinë që kemi zhvilluar për të rritur karkalecat në fermat bujqësore, është kaq efikase, sa ne mund të ushqejmë të gjithë botën”, tha CEO i kompanisë Dror Tamir, duke folur në një konferencë ushqimore dhe teknologjike të organizuar nga Calcalist dhe nga Banka Leumi e Izraelit në Tel Aviv.
Një aromë neutrale i bën karkalecat një shtesë ideale proteinash për një shumëllojshmëri ushqimesh, tha Tamir.
Në korrik 2017, Hargol mori një investim prej 600,000 dollarë nga Sirius Venture Capital në Singapor dhe SLJ Investment Partners në Holandë.
Më pas, në tetor të vitit 2017, fitoi çmimin “WeWork Creator Award “, duke marrë një grant prej 360,000 dollarë.
Sipas Tamir, Hargol tani është në procesin e rritjes së një investimi prej “disa milionë dollarësh” në mënyrë që të ndërtojë prodhimin për të përmbushur kërkesën në rritje.
Sipas Tamir, Hargol është kompania e parë në botë që arrin të ketë efikasitet në bujqësinë komerciale të karkalecave.
“Ne po zhvillojmë metoda të reja për bujqësinë e industrializuar të karkalecave”, tha ai, duke shtuar se këto metoda përfshijnë një mjedis të kontrolluar nga klima që lejon Hargolin të rrisë karkaleca gjatë gjithë vitit; duke shkurtuar periudhën e inkubacionit të vezëve nga 40 javë në dy.
“Karkalecat janë burimi më efikas i proteinave”, tha Tamir, duke shpjeguar se ato përmbajnë 70% proteina, përveç komponentëve të tjerë ushqyese të dëshirueshëm duke përfshirë të gjitha aminoacidet esenciale, hekurin, omega-3 dhe omega-6 .