Papunësia në Izrael bie sërish në nivele më të ulëta
Shkalla e papunësisë ra nga 3.8% në shkurt në 3.6% në muajin mars.
Shkalla e papunësisë në Izrael vazhdon të bjerë, por në të njëjtën kohë, raporti i pjesëmarrjes në forcën e punës është gjithashtu në rënie.
Shifrat e botuara nga Byroja Qendrore e Statistikave të Izraelit (Central Bureau of Statistics) tregojnë se shkalla e papunësisë ra nga 3.8% në shkurt në 3.6% në muajin mars.
Papunësia mesatarisht ishte 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me 4.1% në tremujorin e katërt të vitit 2017.
Rënia e papunësisë në moshën 25-64 vjeçare ishte edhe më mbresëlënëse, me papunësinë në rënie prej 3.6% në tremujorin e katërt të vitit 2017 në vetëm 3.2% në tremujorin e parë të këtij viti.