Volejboll, Shqipëria shpërthen ndaj Izraelit në Raanana: 3-0

Mediet izraelite vlerësojnë performancën e kombëtares kuqezi të drejtuar nga Altin Martiri


Shqipëria e volejbollit për femra fitoi 3-0 ndaj Izraelit (25:18, 25:16, 25:14) në ndeshjen e zhvilluar në Raanana (të shtunën) dhe të vlefshme për Ligën e Europës, Divizioni i Argjendtë.

Kombëtarja e Volejbollit e drejtuar nga Martiri nuk e pati të vështirë ndaj asaj të Izraelit, me trajner Xhuzepe Kukarinin, duke regjistruar fitoren e dytë në tri ndeshje, pas saj me Gjeorgjinë, po 3-0 në Tbilisi, duke e bërë më të mundshme pjesëmarrjen në “Final Four” në Suedi.

Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Bici me 19 pikë, ndjekur nga Malik me 13 pikë. Në bllok është dalluar Jaloba dhe Malik të Izraelit me tre mure fituese, pasuar nga Bici dhe Arjola Prenga me dy.

Për Izraelin kjo ishte humbja e dytë në tri ndeshje, përfshirë dhe atë me Austrinë (një fitore me Gjeorgjinë).

Mediet izraelite, Sport5.co.il, e konsideruan ekipin shqiptar tepër të fortë dhe të vështirë, ndërkohë gazeta “Maariv” theksonte faktin se “Shqipëria kishte më shumë eksperiencë, pasi ekipi luante së bashku prej tre vitesh e dominoi plotësisht takimin”.

Tali Marman e Izraelit u dëmtua në kavilje dhe la fushën e lojës, ndërkohë që bllokuesja Sapir Kodorov mungonte për arsye familjare, ndërsa në ekip kishte edhe një 16-vjeçare, Shiral Jenha.

“Pavarësisht humbjes, kjo ndeshje na vlejti për të grumbulluar eksperiencë”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Kukarini për “Ynet.co.il”.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidenti Erlind Pëllumbi, zëvendëspresidenti Dashamir Brari, sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola, ishin të pranishëm në Raanana. Gjithashtu, i pranishëm ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.

Ndeshja e kthimit me Izraelin do të luhet në Tiranë në pallatin e sportit “Feti Borova” më 30 maj.

Vendin e parë në grupin B e mban Austria me 3 fitore në po aq ndeshje.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit