Abramovich viziton Stordot, startapi prodhon bateri ultra të shpejta
Miliarderi ruso-izraelit është një nga investitorët më të mëdhenj në kompaninë izraelite
Roman Abramovich vizitoi kompaninë Stordot ku ai investon përmes kompanisë së tij të investimeve Milhouse.
Kompania ka grumbujlluar 130 milionë dollarë deri tani, ndërsa kompania e investimeve e Abramovich është një nga investitorët kryesorë të kompanisë.
Kompania njoftoi së fundmi se kishte grumbulluar 20 milionë dollarë nga BP Energy. Përveç investimit, të dy kompanitë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në fushën e ngarkimit të shpejtë të automjeteve elektrike.
Stordot ka zhvilluar një bateri litium-jon që mundëson ngarkimin ultra të shpejtë në një automjet elektrik dhe tregjet industriale.
Përveç kësaj, kompania po zhvillon një lloj të ri të baterisë së makinave elektrike që do të lejojë që makina të ngarkohet për pesë minuta dhe të udhëtojë rreth 300 kilometra, në varësi të kapacitetit të baterisë.
Stordot gjithashtu pritet të fillojë shitjen e baterive super të shpejtë në celular në fillim të vitit 2019, e cila u zhvillua në bashkëpunim me TDK të Japonisë.