Visa, fond 100 milionë USD për teknologji në Izrael dhe Europë
Kompania e kartave të kreditit synon teknologji të reja në pagesa, siguri informative dhe parandalimin e mashtrimeve
Kompania e njohur e kartave të kreditit, Visa, bëri të ditur krijimin e një fondi investimesh prej 100 milionë dollarësh të fokusuar për t’u investuar në startapet me karakterit financiar (fintech) në vendet evropiane dhe në Izrael. Lajmi u bë i ditur nga CEO i Visa për Europën, Charlotte Hogg.
Shahar Friedman, kreu ekzekutiv i Visa në Izrael, tha për gazetën ekonomike izraelite “Calcalist” se, Visa e sheh Izraelin si vend ideal për inovacionet fintech.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Kompania do ta hedhë vështrimin për teknologji inovative në fusha të tilla si pagesa, siguria informative, parandalimi i mashtrimeve dhe në e-commerce.