India blen raketa nga Izraeli me vlerë 500 mln dollarë
Marrëveshja parashikon blerjen 4,500 raketave të komanduara anti-tank “Spike” nga Rafael Advanced Defense Systems
India është e vendosur të nënshkruajë një marrëveshje me Izraelin për të blerë 4,500 raketa të komanduara anti-tank “Spike” nga Rafael Advanced Defense Systems Ltd për 500 milionë dollarë, raporton gazeta indiane “Hindustan Times”.
Marrëveshja pret miratimin përfundimtar nga qeveria e Modi, zyrtarët izraelitë dhe indianë i treguan “Hindustan Times” përpara vizitë së drejtorit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes Udi Adam në Indi, më 2 korrik për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes.
“Hindustan Times” gjithashtu raporton se ndërkohë që në Indi, Udi Adam do të diskutojë mundësinë që India të sigurojë dy sisteme të mëtejshme të radarëve të penetrimit të thellë Phalcon-Awacs për 1 miliard dollarë.
India tashmë ka tre nga sistemet e prodhuara nga kompania izraelite, Aerospace Industries Ltd, njësia Elta Systems.