Mossad zbuloi sulmin terrorist iranian në Francë

Sulmi u pengua falë bashkëpunimit midis Izraelit, Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës.


Mossad ndihmoi në prishjen e një sulmi të madh terrorist iranian në Francë muajin e kaluar, i cili u bë publik vetëm të enjten (dje) në mbrëmje.

Agjentët e Mossad zbuluan veprimet inteligjnte për një plan të supozuar iranian për të bombarduar Këshillin Kombëtarr të Rezistencës së Iranit (National Council of Resistance of Iran – NCRI) në qytetin Villepinte, një periferi veriore e Parisit, më 30 qershor.

Sipas Channel 2 News, sulmi u pengua falë bashkëpunimit midis Izraelit, Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës.

Belgjika po heton dy belgë me prejardhje iraniane të arrestuar të shtunën, me 500 gramë eksploziv TATP të bërë në kushte shtëpiake dhe një pajisje detonuese të gjetur në makinën e tyre.

Përveç dy njerëzve të arrestuar në Belgjikë, një diplomat iranian me bazë në Austri u ndalua në Gjermani, me dyshimin për të udhëhequr celulën terroriste të Iranit që planifikoi të ndizte mjetin shpërthyes gjatë tubimit. Një burrë me origjinë iraniane u ndalua në Francë.

Autoritetet gjyqësore në Francë dhe Gjermani i thanë “Reuters” se, Belgjika kishte kërkuar që ata të ekstradoheshin.

Irani ka thënë se nuk kishte të bënte me komplotin, të cilin e quajti si një operacion “flamuri të rremë” të organizuar nga figura brenda NCRI, një blloku ombrellë i mërgimtarëve të opozitës që kërkojnë fundin e pothuajse 40 vjetëve të sundimit klerik musliman shiit në Iran.

Gjatë një vizite të presidentit iranian Hassan Rouhani në Vienë të mërkurën, kancelari austriak Sebastian Kurz tha në një deklaratë për gazetarët se Rouhani e kishte siguruar atë se ai do të punonte për të sqaruar rastin.

Duke nënvizuar ndjeshmërinë politike, Irani thirri ambasadorin e Francës për të protestuar kundër vendosjes së takimit të opozitës. Teherani “proteston fuqishëm kundër mbështetjes franceze të aktiviteteve të organizatës terroriste”, duke iu referuar një grupi të opozitës në mërgim.

Takimi i NCRI në Francë

Ministria e Jashtme franceze konfirmoi të enjten se ambasadori i saj ishte thirrur më 3 korrik pas tubimit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se ajo mbështeti NCRI.

Autoriteteve iraniane “u kujtuan se Franca nuk përkrah as ideologjinë, as objektivat as aktivitetet e PMOI (People’s Mujahideen Organization of Iran). Megjithatë, duke u larguar nga lista evropiane e organizatave terroriste, kjo organizatë mund të kryejë, si çdo shoqatë tjetër, aktivitete, për aq kohë sa ato nuk e dëmtojnë rendin publik”, tha një burim diplomatik francez për Reuters.

“Për sulmin e planifikuar në Villepinte (vetëm pak jashtë Parisit), një hetim është në zhvillim e sipër. Do të duhet të përcaktojë sponsorët e vërtetë të këtij sulmi të projektuar”, tha burimi diplomatik francez.

Organizata Popullore e Muxhahidëve të Iranit (The People’s Mujahideen Organization of Iran – PMOI) është komponenti kryesor i NCRI. Grupi, i njohur gjithashtu me emrin Persian Mujahideen-e-Khalq, dikur u rendit si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por jo më që nga viti 2012.

Teherani ka kohë që ka bërë thirrje për një goditje ndaj NCRI në Paris, Riyadh dhe Uashington. Grupi është kritikuar rregullisht në mediat shtetërore.

Më parë këtë muaj, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se nuk ishte rastësi që një sulm i udhëhequr iranian i planifikuar së fundmi ndaj një grupi iranian në Francë u prish, por nuk deklaroi në mënyrë eksplicite se Izraeli ishte i përfshirë.

“Këtë javë pati një shembull të hipokrizisë iraniane dhe të vrerit të furishëm. Këtë javë, presidenti i Iranit u takua me krerët në Evropë në mënyrë që të përpiqet dhe të kapërcejë regjimin e sanksioneve të Presidentit Trump”, shtoi Netanyahu, në lidhje me tërheqjen e presidentit amerikan nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

“Dhe unë po ju them se kjo përpjekje do të dështojë – madje edhe kur Irani planifikoi një sulm terrorist në tokën franceze në Evropë. Nuk ishte rastësi që ky sulm u prish”, deklaroi ai.

“Komandanti i kësaj qelize terrori ishte një diplomat iranian në Austri”, vazhdoi Netanyahu. “Fatmirësisht, komploti u zbulua dhe anëtarët e celulës iraniane u arrestuan në Francë, Belgjikë dhe Gjermani”.

“Gjatë arrestimeve të tyre, anëtarët e celulave kishin eksplozivë dhe shumë gjëra të tjera. Autoritetet evropiane tani po përfundojnë hetimet e tyre dhe pritet të padisin agjentët dhe anëtarët e celulave iraniane pas kësaj komploti”.

“Unë u bëj thirrje udhëheqësve të Evropës: Ndaloni financimin e regjimit terrorist që po financon terrorizmin kundër jush në tokën tuaj. Mjaft me politikën e zbutjes dhe dobësisë në lidhje me Iranin”, tha Netanyahu.

Marrë nga Ynetnews.com.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit