“Mdefend”, teknologjia izraelite që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet kibernetike

Pajisjet mjekësore janë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por mbeten të pambrojtura.


Pajisjet mjekësore janë ndër burimet më të dobëta në sistemin e rrjetit spitalor, si dhe janë ndër më të rëndësishmet pasi ato përmbajnë të dhëna të vlefshme për pacientët. Këto pajisje janë bërë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por nuk janë të monitoruara dhe mbeten të pambrojtura.

Për shembull, makinat me rreze X, defibrilatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore elektronike sigurisht që janë teknologji që kursen jetën, por mund të hakerohen lehtë nëse nuk mbrohen. Një ‘dhunim’ i pajisjeve mjekësore ndikon në vazhdimësinë e biznesit, reputacionin e korporatës dhe sigurinë e pacientit.

Një zgjidhje në fushën e sigurisë informatike mjekësore vjen nga kompania izraelite CyberMDX, e cila ka zhvilluar “Mdefend”, një teknologji që kombinon kërkimet dhe njohuritë për sulmet kibernetike dhe dobësitë e pajisjeve mjekësore me Inteligjencën Artificiale.

Zgjidhja e sigurisë informatike mbron pajisjet mjekësore duke u lejuar atyre të veprojnë vazhdimisht dhe për të siguruar pacientët dhe të dhënat.

“Mdefend”nuk është një teknologji invazive, ai menaxhon rrezikun, si dhe parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e’Internet of Medical Things (IoMT).

Drejtori i Përgjithshëm i CyberMDX, Amir Magner, siç raportohet nga portali izraelit “Globes.co.il”, tha: “Rritja e përshpejtuar e pajisjeve mjekësore të lidhura paraqet sfida të jashtëzakonshme për sigurinë e rrjetit spitalor. Disa sulme kibernetike që kanë ndodhur kanë treguar sfidat dhe situatat me rrezik të lartë për të cilat spitalet janë të ekspozuara. Siguria kompjuterike për pajisjet mjekësore është një domosdoshmëri absolute për të lejuar spitalet të përqendrohen në misionin e tyre primar që është për të shëruar dhe shpëtuar jetën”.

Joey Johnson, këshilltar i CyberMDX, shpjegoi: “Teknologjia i lejon përdoruesit të dinë se cilat pajisje mjekësore janë në rrjet, çka janë të lidhur dhe cila është niveli i rrezikut për çdo aset të lidhur. Kjo jo vetëm ndihmon në mbrojtjen e rrjetit spitalor, por gjithashtu ju ndihmon të kurseni kohë dhe para”.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit