Studimi izraelit, lëngu i shegës mund të zvogëlojë rrezikun e lindjes së parakohshme
Studimi izraelit flet edhe për uljen e edhe të rrezikut të dëmtimit të trurit të fetuseve
Pirja e lëngut të shegës mund të zvogëlojë rrezikun e lindjes së parakohshme dhe dëmtimin e trurit të fetuseve, ka treguar një studim paraprak izraelit pas testimit të kryer të minjtë.
Inflamacioni është përgjigja imune e trupit ndaj një rreziku të perceptuar. Infeksioni dhe inflamacioni në mitër mund të çojnë në lindje të parakohshme dhe mund të dëmtojnë trurin e fetusit. Disa gra janë në rrezik të veçantë për të zhvilluar inflamacionin, shkruan “The Times of Israel”.
“Studimet kanë treguar se shegët janë të pasura me polifenolë (një lloj përbërësish neutralizues të radikaleve të lira), të njohur që kanë efekte të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore që ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare”, tha profesor Ron Beloosesky, drejtor i Prenatal Ultrasound Unit në Divizionin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Spitalin Rambam, i cili realizoi studimin në bashkëpunim me Technion – Israel Institute of Technology.
“Sepse ne dimë se disa shkaqe të dëmtimit të trurit në fetuse janë të lidhura me proceset inflamatore, ne menduam të provojmë nëse pirja e lëngut të shegës mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit dhe inflamacionit në nënë dhe kështu të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit të fetusit”.