Izraeli, i dytë në botë për investimet në Kërkim dhe Zhvillim
Koreja e Jugut është “kampionia e madhe” në këtë tregues. Izraeli është vendi me numrin më të madh të dendësisë së kërkuesve
Izraeli renditet në vendin e dytë në botë, përsa i përket investimeve në “Kërkim dhe Zhvillim” (K&ZH), sipas të dhënave më të fundit të UNESCO.
Koreja e Jugut është “kampionia e madhe” në këtë tregues, duke investuar 4.3% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB).
Izraeli investon diçka më shumë se 4%, duke rivalizuar kështu me Korenë e Jugut.
Nga ana tjetër, Izraeli është vendi me numrin më të madh të dendësisë së kërkuesve: me 8250 kërkues për një milion banorë, duke i lënë shumë pas vendet e tjera.
Në dhjetë vendet e para janë: Koreja e Jugu (1), Izrael (2), Japonia (3), Finlanda (4), Zvicra (5), Suedia (6), Austria (7), Danimarka (8), Gjermania (9) dhe Shtetet e Bashkuara (10).