Category: 24/7
Dy kompani të mëdha izraelite të armëve projektuan një raketë të re me precizion të lartë ajër-tokë që mund të lëshohet nga një aeroplan luftarak në një distancë të gjatë nga shënjestra dhe të anashkalojë sistemet e zbulimit të armikut pa u përgjuar. Kompanitë Israel Military Industries (IMS) dhe Israel Aerospace Industries (IAI) prezantuan raketën “Rampage”.
Më 7 gusht, agjentët e Mossad që i përkisnin njësisë Kidon të agjencisë spiune izraelite vranë Abu Muhammad al-Masri, i dyti në komandë i Al-Qaeda dhe vajza e tij Maryam, e veja e Hamzah bin Laden, djalit të Osama bin Laden, në Teheran. Mossad ka një histori të gjatë të vrasjeve brenda Iranit dhe duhet të ketë një prani të fortë në Republikën Islamike.
Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.
Mjeket veterinere shqiptar te gjeneratës se Aron Solomonit, gjenerata e re por edhe shume shoke e miq te tij ndjehen krenar qe biri i tyre i Vlorës edhe pse e ndau jetën ne dysh mes Shqipërisë dhe Izraelit ai kurrë se ndau mendjen nga Shqipëria, duke e përfaqësuar atë denjësisht dhe me krenarinë e një shqiptari edhe ne atdheun e tij te dyte, Izraelin!
Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit ne Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
Dy javë pas zgjedhjeve në SHBA, Kryeministri ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë ’me ish zv.presidentin e SHBA-ve. Biden dhe Netanyahu flasin për angazhimin e Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, bien dakord të takohen në të ardhmen e afërt
Edip Pilku ishte 12 vjeç kur familja hebreje erdhi për të qëndruar në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ishte djali i një inxhinier shqiptar dhe një nëne gjermane. Familja Gerechter mbërriti në Shqipëri në 1939, pasi Mbreti Zog hapi kufijtë për çdo hebre që dëshironte të vinte ndërsa ata iknin nga tmerret e Kristalnacht në Gjermani dhe Austri dhe antisemitizmit në rritje diku tjetër në Evropë. Sot, emrat e prindërve të Edipit, Njazi dhe Liza Pilku, janë gdhendur në mur në Kopshtin e Kujtimit në Yad Vashem në Izrael
Shefi mjekësor izraelit i “Moderna” tha të hënën se Izraeli do të ishte ndër vendet e para në radhë për të marrë vaksinën e tij të koronavirusit, disa orë pasi kompania amerikane njoftoi rezultatet fillestare që tregojnë se vaksina është 94.5 për qind efektive.
Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të veçanta për Deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021. Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, një ndër më të mirët në botë. Ajo ka qenë shefe misioni e Italisë për organizatën izraelite IsraAID.
Me origjinë nga Ra’anana, qytet në Izraelin Qendror, Zaks u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1996. Ai ishte shpallur si një nga 50 hebrenjtë më influencë për vitin 2020 nga gazeta izraelite “The Jerusalem Post”.