Startapet izraelite në Nju Jork grumbulluan më shumë se 1 miliard dollarë gjatë pandemisë

Ka gati 350 startape izraelite që aktualisht veprojnë në New York City. Pandemia Covid-19 nuk e dëmtoi veprimtarinë e teknologjisë izraelite në New York: sipas të dhënave të hartës, kompanitë me ekipe me bazë në New York grumbulluan mbi 1 miliard dollarë vetëm gjatë krizës Covid-19

Izraeli do të legalizojë përdorimin rekreativ të kanabisit

Ministri i Drejtësisë, Avi Nissenkorn, ka njoftuar se ai do të promovojë legalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit në Izrael. Nga mosha 21 vjeç, njerëzit do të lejohen të përdorin kanabis në shtëpi dhe në dyqane të veçanta. Lejimi i përdorimit të kanabisit në vende publike do të shqyrtohet në një fazë të mëvonshme.

Izraeli do të dërgojë astronautin e tij në hapësirë, ish-pilotin Eytan Stibbe

Izraeli do të dërgojë një astronaut në hapësirë vitin e ardhshëm, për të dytën herë në historinë e vendit. Eytan Stibbe, një ish-pilot luftëtar, do të niset në fund të vitit 2021 për një mision pak më shumë se një javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Vaksina kundër COVID-19 ofron gati 95% mbrojtje, Izraeli marrëveshje me kompaninë “Moderna”

Kompania amerikane “Moderna” thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive. Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi në qershor se Izraeli nënshkroi një marrëveshje me “Moderna”, për një vaksinë të ardhshme të koronavirusit, pa specifikuar numrin e dozave që do të furnizohen.

Krijimi i Akademisë Kibernetike, ambasadori Canaj takon menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.

Universiteti i Gjakovës: Konkursi ndërkombëtar për statujëzën “Menorah e së Ardhmes” në bashkëpunim me Izraelin

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” fton të studentët, Alumni dhe Anëtarë të Personelit Akademik të marrin pjesë në Konkursin garues për Çmimeve për ri-inxhinierimin e statujëzës ‘Menorah’ me tetë degë dhe të paraqisni zgjidhjen tuaj inxhinierike për statujëzën “menorah” të së ardhmes. Çmimi i parë ka një vlerësim prej 1000 dolllarë.

Otto Skorzeny, komandanti famëkeq i trupave naziste SS që u bë agjent i Mossad

Në vitin 1962, Otto Skorzeny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holokaustit në Izrael. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad.

Numri 2 Al-Qaeda po planifikonte sulme terroriste ndaj Izraelitëve dhe Hebrenjve kur ai u vra në Iran

Numri 2 Al-Qaeda, Abdullah Ahmed Abdullah, i cili sipas “The New York Times” u vra në Teheran nga agjentët izraelitë me urdhër të SHBA-ve, po planifikonte sulme ndaj targeteve hebreje dhe izraelite kur ai u vra, sipas lajmeve të “Kanalit 12” të Izraelit.

A po përgatitet Izraeli për një sulm të beftë ndaj Iranit?

Nga Kryeredaktori i gazetës së madhe izraelite “The Jerusalem Post” – Yaakov Katz

“New York Times”: Agjentët izraelitë vrasin në Iran numrin 2 të al-Qaeda, me urdhër të SHBA

Abu Muhammad al-Masri, i akuzuar për orkestrimin e bombardimeve vdekjeprurëse ndaj dy ambasadave të SHBA në Afrikë në 1998, sulmin në 2002 në hotelin Kenian në pronësi të një Izraeliti, u vra në Teheran në muajin gusht, thotë raporti