
Category: 24/7
Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Teksa parlamenti miratoi sot projektrezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se kjo seancë është një moment krenarie për Kuvendin.
“50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në Universitetin Luarasi diplomatë, profesorë, miq e kolegë të ambasadorit Dashnor Dervishi, i cili ka promovuar sot librin kushtuar 50 viteve karrierë. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.
Grupi parlamentar i PS në Kuvendin e Shqipërisë ka propozuar një projekt-rezolutë kundër Anti-Semitizmit që do të ndihmojë në luftën efikase ndaj këtij fenomeni si dhe si një instrument edukimi për qytetarët. Projekt-rezoluta është propozuar nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti
Shefi i Mossad, Yossi Cohen, tha gjatë një intervistë për televizionin publik izraelit, KAN: “Ne jemi në kontakt me shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish Strauss Group është një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj. Po cila është historia e kësaj kompanie, që nisi 82 vjet më parë, kur Riçard dhe Hilde Strauss emigruan në Izrael dhe e nisën duke rritur zarzavate dhe pasur vetëm dy lopë.
Michael shërbeu si CEO i prodhuesit të dytë më të madh të produkteve ushqimore në Izrael, duke e bërë Strauss Group një konglomerat ndërkombëtar që operon në rreth 20 vende. “Straus Group” është i pranishëm me produktet e tij edhe në Shqipëri dhe në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin.
Regjisorit Yarom Ever-Hadani ende i bën habi sesi një film pa dialog, i shkruar dhe konceptuar në Izrael, i xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, mund të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën. Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër “Moondrops” – (Pika hëne), shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.
Drejtues të Kosova Jewish Organization (KJO) zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Istogut. Disa nga gjurmët në këtë muze i takonin edhe kulturës hebreje, dhe jetës së tyre të dikurshme në këtë qytet me rrethinë.