Rudin Dakli: Hebrenjtë e Shqipërisë në indeksin e Arkivit të Stambollit nga viti 1556

Në zonën e Elbasanit për herë të parë hebrenjtë në Arkivit të Stambollit përmenden në 24 mars 1566. Bëhet fjalë për një ferman të sulltanit për prodhimin e nitratit të potassiumit.

Prof. Neki Babamusta: Si e shpëtuam familjen e rrobaqepësit hebre në 1943 në Kavajë

Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me ta në italisht.

Rikthimi i pronave të Hebrenjve në Kosovë nuk është dhuratë, por detyrim ligjor

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.

Kreu i Bet Israel Kosova takon gjeneralin e FSK: Kënd me libra për historinë dhe kulturën hebreje në Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Bashkësisë Hebreke – Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra me bashkëpuntorët e tij zhvilloj takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral-lejtënant, Rrahman Rama.

Poetja amerikano-hebreje, Louise Glück, fiton Çmimin “Nobel për Letërsinë”!

Poete e pedagoge me një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 77-vjeçarja Louise Glück – familja e saj është nga hebrenjtë e Hungarisë – është nga sot fituese edhe e Çmimit “Nobel për Letërsinë”.

Historike! Shqipëria organizon “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit”

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin. Flalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.

Ambasadori Dan Oryan: Zgjerim partneritetesh me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh dhe dhe Drejtor i  Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi një bisedë online me Dr. Skënder Asani, drejtori i  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Leskaj takon Gendler: Shqiptarët dhe hebrenjtë, një miqësi e sprovuar në momente të mëdha!

Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar.

Kreu i Bet Izrael Kosova, Ruzhdi Shkodra takim me nënkolonelin amerikan: Projekte mbi kulturën hebreje dhe Holokaustin

Kryetari i Bashkësisë Hebreje – Bet Izrael Kosova, Ruzhdi Shkodra pret në takim Nënkolonelin e Ushtrisë Amerikane të KFOR, Kapelan z.Jacob Scott. Diskutohet organizimi i një konference edukativo-arsimore në lidhje me kulturën Hebreje si dhe informim më i gjërë për qytetarët lidhur me Holokaustin.

Fizikanti hebre Roger Penrose fiton “Nobel në Fizikë”, së bashku edhe me Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez

Tre shkencëtarë janë vlerësuar me Çmimin Nobel 2020 në Fizikë për punën për të kuptuar vrimat e zeza në hapësirë. Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez u shpallën fituesit e këtij viti në një konferencë shtypi në Stokholm. Roger Penrose, i lindur në Colchester, Essex, është djali i psikiatrit dhe gjenetistit Lionel Penrose dhe Margaret Leathes, një nip i psikologut John Beresford Leathes me gruan e tij nga hebrenjtë rusë, Sonia Marie Natanson, që u largua nga St. Petersburg në vitet 1880.