
Category: 24/7
Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” i ka kushtuar një artikull të posaçëm njohjes së Kosovës nga Iraeli, me titull “Arritje historike”, duke veçuar reagimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe mbajtjen e premtimit për hapjen e ambasadës kosovare në kryeqytetin e Izraelit, në Jerusalem.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler viziton ‘Prestige Resort’, takim me investitorin e ‘Hysenbelliu Group’, Irfan Hysenbelliu.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e konsideron historike njohjen e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli, si një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës prej një kohë të gjatë.
Kosova Jewish Organization (KJO) ka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një ndër organizatat më të fuqishme hebreje në Evropë, European Jewish Association (EJA)
Izraeli nisi të mërkurën në mbrëmje një nano-satelit, Dido III, i prodhuar nga kompania izraelite SpacePharma dhe u bashkua me Qendrën Mjekësore Sheba të Izraelit, duke bërë historinë si një nga spitalet e para në botë që filloi një eksperiment mjekësor në hapësirë.
Metin Azis Ruli dhe Shpresa Ruli janë njohur, më 3 qershor 1992, nga Yad Vashem si “Të Drejtë midis Kombeve”, titull që jepet për jo-hebrenjtë që kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Holokaustit. Familja Ruli shpëtoi Solomon dhe Duduna Konforti, dhe vajzën e tyre, Iveta.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve.
Kosova Jewish Organization mori pjesë në manifestimin për nder të ditëlindjes së 110-të të Shën Nënë Terezës, që u mbajt sot në Prishtinë pranë shtatores së saj