
Category: 24/7
Shqipëria dhe Izraeli po i zhvillojnë vazhdimisht kontaktet dypalëshe diplomatike, për të gjetur rrugë të reja për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Rotary Club në Haifa, Izrael dhe Rotary Club Tirana, Shqipëri, do të vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të eksperiencave në çështjet e Arsimit, menaxhimit të ujrave dhe ndërgjegjësimit të publikut, si dhe pjesëmarrje në projektet e përbashkëta humanitare.
Kosovo Jewish Organization -KJO- bëri lansimin e programit të saj në prani te disa të ftuarve. Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, përshendeti eventin
Shkencëtarët izraelitë kanë zhvilluar një maskë fytyre vetë-dezinfektuese, të ripërdorshme, pasi kërkesa për maska mbrojtëse është rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë koronavirus.
Avital Leibovich, Drejtoresha e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC- American Jewish Committee), dega Izrael, përmes një mesazhin në Twitter, falënderoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalët e tij gjatë intervistës për Forumit Global të Komitetit Hebre Amerikan.
Kryeministri shqiptar Edi Rama iu drejtua Forumit Global të Komitetit Hebre Amerikan (AJC – American Jewish Committee). Në bisedën e tij me Drejtorin e Institutit Transatlantik AJC me seli në Bruksel, Daniel Schwammenthal, Kryeministri Rama diskutoi për shpëtimin e guximshëm të Hebrenjve nga nazistët në Shqipëri, ringjalljen e tanishme të antisemitizmit në Evropë, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, aspiratat për të fituar anëtarësimin në BE, dhe sfidat e sigurisë nga Irani.
Teknologjia izraelite e ujitjes me pika është mjaft e kërkuar nga fermerët për t’u implementuar si metoda më e mirë e vaditjes në Bujqësi. Fermeri Hasan Hasa në Lundër, po përdor këtë teknologji për vaditjen e vreshtave dhe i ka sjellë atij mjaft përfitime.
Me iniciaivën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në MPJ izraelite, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative.”
Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e “Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)” dhe z. Mossi Raz, ish-anëtar i Parlamentit izraelit dhe anëtar bordi i AEJI, ‘zhvilluan një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, me qëllim njohjen me projektet e tyre në Shqipëri.
Organizohet Konferenca dixhitale ndermjet Institutit Izraelit te Eksporteve dhe Unionin Shqiptar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë me mbeshtetjen e Ambasades shqiptare në Izrael.