Këshilltarja del me koronavirus, Netanyahu futet në karantinë

Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus. Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.

Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit në Izrael

Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore.

Koronavirusi/ Në mbarë botën 2.6 miliardë njerëz mbyllen në shtëpi

Vlerësimi i Agjencisë Franceze të Lajmeve, AFP

Hakerat sulmojnë OBSH, luftë kiberntike për të vjedhur info mbi kurat për COVID-19

Hakera elitarë u përpoqën të futeshin sistemet kompjuterikë të Organizatës Botërore të Shëndetit në fillim të këtij muaji. Në raste si ky tani, çdo informacion në lidhje me kurat, testet ose vaksinat në lidhje me koronavirusin do të ishte i paçmuar dhe përparësia e çdo organizate inteligjence të një vendi të prekur. Mijëra uebfaqe me temë koronavirus që janë krijuar çdo ditë, shumë prej tyre dukshëm me qëllim të keq, për të vjedhur para dhe informacione.

Izraeli do të përdorë teknologjinë antiterror për të luftuar ‘armikun e padukshëm koronavirus’

Si pjesë e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, qeveria izraelite “shumë shpejt do të fillojë të përdorë mjete dixhitale që ne kemi përdorur në mënyrë që të luftojmë terrorizmin” për të gjurmuar pacientin, thotë kryeministri, Shin Bet konfirmoi duke ekzaminuar përdorimin e aftësive të tij teknologjike për të luftuar koronavirus.

Lajm i mirë nga shkencëtarët izraelitë: Vaksina kundër koronavirusit brenda disa javësh do të jetë gati

Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Investime izraelite në Shqipëri, “Big Mall Group” bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”

Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe qendra biznesi.

Kolegjet izraelite, mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë dhe kosovarë. Si të aplikoni

Ne ambientet e Ambasades, u zhvillua takimi me studentet nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet studiojne ne dy Kolegjet Nderkombetare me ne ze izraelite, EMIS dhe Givat Haviva. Ata u priten nga ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Shkencëtarët izraelitë: Brenda tri javësh kemi vaksinën kundër koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë së Izraelit, Ofir Akunis.

Kjo vaksinë izraelite mund të zgjidhë krizën e koronavirusit

Studiuesit në Izrael po vaksinojnë me sukses shpendët nga një virus që është shumë e ngjashëm me koronavirusin e ri, COVID-19. Testimi i sigurisë për njerëzit ka të ngjarë të fillojë brenda 90 ditëve, thonë ata.