Category: 24/7
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Gil Stav, përfaqësusin e shoqërisë ajrore izraelite, Israir Group, në ambientet e Panairit Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit, që po zhvillohet në Tel Aviv, nga 11-12 shkurt.
Ne EXPO Tel Aviv, Izrael, po zhvillohet Panairi Nderkombetar Mesdhetar i Turizmit, ku Shqiperia prezantohet me 10 Operatore Turistike si dhe me Agjensine Kombetare te Turizmit.
Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt), avionin MICROLITE.
OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.
Me materiale arkivore, fotografi e dëshmi autentike, Shqipëria ka vendosur që rrëfimin e saj për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ta bëjë shembull për vendet e OSBE-së.
Kompanitë e teknologjisë izraelite, të cilat mblodhën 8.3 miliardë dollarë në 2019, e kanë filluar 2020 duke kërkuar të thyejnë rekordin e vitit të kaluar.
309,000 turistë erdhën në Izrael në janar 2020 në krahasim me 285,000 turistë në 2019, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.
Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte Drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për President të SHBA-ve.
16 vjet më parë, më 4 shkurt 2004, lindi platforma më e madhe e rrjeteve sociale: Facebook. Sot numëron mbi 2.5 miliardë përdoruesë dhe platforma publikohet në 140 gjuhë të ndryshme. 35-vjeçari Mark Zuckerberg është një nga pesë njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 80.7 miliardë dollarësh.