Category: 24/7
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.
Kryeministri izraelit: Irani gënjeu gjithë botën për rrëzimin e avionit ukrainas, ashtu siç ata gënjejnë për programin e tyre sekret bërthamor. Respektojmë guximin e popullit iranian që po demonstron përsëri kundër këtij regjimi.
Studentët nga Teherani shmangnin të ecurit mbi flamujt e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur në rrugën para tyre. Protestuesit thërrisnin: ‘Armiku ynë është në Iran dhe jo në Amerikë’.
Marrëveshja e dekadës ishte blerja nga gjiganti i teknologjisë amerikane Intel Corp i kompanisë izraelite Mobileye, një prodhues i teknologjive të vetë-drejtimit të makinave me qendër në Jeruzalem, për 15.3 miliardë dollarë.
Informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimanit do të ulej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve. Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit.
Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla. Ambasadori Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.
Investon 4.2% të PBB-së në “kërkim dhe zhvillim” në krahasim me mesataren e OECD prej 2.3%. Rreth 42% e kompanive të shkencave të jetës merren me pajisje mjekësore.
Gjeneratori Genny, i prodhuar nga kompania izraelite Watergen, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë e Konsumit Elektronik në Las Vegas të mbajtur pak ditë më parë. Genny është listuar në “100 shpikjet më të mira” të revistës “TIME” të vitit 2019, në “kategorinë e të mirave sociale”.
Yevgeny Dibrov dhe Nadir Izrael themeluan në vitin 2015 kompaninë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike, Armis. Dje, ata e shitën kompaninë e tyre (të tipit Internet of Things) për 1.1 miliardë dollarë. Blerësi: amerikania Insight Partners.
Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme lazer .”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.