Kryerabini i Athinës dhe gjithë Greqisë është vlonjat!

I fundmi i tre reportazheve tregon rrënjët shqiptare të kryeklerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë “Do marr çiftenë…” mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rruga Melidoni, Athinë

Shkencëtarët izraelitë realizojnë manipulimin gjenetik, mund të lindin vetëm femra

Studimi i Universitetit të Tel Avivit u drejtua nga Profesor Udi Qimron, nga dr. Ido Yosef dhe nga dr. Motti Gerlic i departamentit të mikrobiologjisë dhe imunologjisë klinike në Shkollën Mjekësore të Sackler (Sackler School of Medicine).

Si shpëtuan qindra hebrenj Konti Motesiczky dhe çifti Lingens

Me rastin e 75 vjetorit të vdekjes të Karl Motesiczky, Fondacioni Ndërkombëtar Raoul Wallenberg, IRWF vendosi ta shpallë rezidencën e tij në Hinterbruhl si “Shtëpia e Jetës” – “House of Life”.

Hezbollah organizatë terroriste, ndihmësi i Trump përgëzon Kosovën

Ndihmësi i Presidenti Trump për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, (NSA), John Bolton ka lavdëruar dje Kosovën për vendimin e saj lidhur me organizatën Hezbollah.

Komunikimi ndërfetar, Dr. Skender Asani viziton Komitetin Amerikano-Hebraik

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, e vizitoi edhe Komitetin Amerikano-Hebraik në Nju-Jork, ku u prit nga drejtori i Marrëdhënieve Ndërreligjioze dhe Ndërgrupore, Rabbi Noam E. Marans.

Në 2018, kompanitë e lidhura me Izraelin në Nju Jork arkëtuan 18.6 miliardë dollarë

Nga viti 2009 deri në vitin 2018, 436 kompani të themeluara izraelite hapën zyra në Nju Jork, sipas një raporti të ri nga “New York-Israel Business Alliance”. Shteti i Nju Jorkut është shtëpia e pesë kompanive të lidhura me Izraelin me një vlerë prej 1 miliard apo më shumë.

Startapet izraelite grumbulluan rreth 600 milionë dollarë në qershor 2019

Nga fillimi i vitit 2019 janë ngritur 3.4 miliardë dollarë. Kjo shifër është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e fondeve të fillimit të vitit të kaluar, kur sipas IVC-ZAG, startapet izraelite ngritën 6.4 miliardë dollarë, nga 5.24 miliardë dollarë në 2017.

DASH: Izraeli, në krye të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore

Raporti i publikuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për vitin 2018, e rendit Izraelin për të tetin vit me radhë në krye të listës së shteteve, për luftimin e trafikut të qenieve njerëzore. Kjo “industri” kriminale gjeneron miliarda dollarë në vit.

Si erdhën, u bënë shqiptarë e pastaj ikën hebrenjtë e Janinës

I dyti prej tre reportazheve mbi hebrenjtë e Janinës tregon krijimin e jetës hebraike tek ne, martesat e përziera, si u bënë hebrenjtë shqiptarë dhe domethënien e të qenit hebre këtu. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rrugica e hebrenjve, Vlorë

“Sfidat e sigurisë dhe terrorizmit”, ambasadori Canaj në Konferencën e 19-të Ndërkombëtare në Herzliya

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në konferencën e 19-të ndërkombëtare “Navigating Stormy Waters-Time for a New Course” (Navigimi i Ujërave të Stuhishme – Koha për një Kurs të Ri”) që po zhvillohet në Herzliya, Izrael, nga 30 qershor deri më 2 korrik. Mori pjesë edhe Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.