
Category: 24/7
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot në ceremoninë kryesore të Ditës së Jeruzalemit në Kodrën e Municionit (Ammunition Hill) se, organizatat terroriste në Gaza kanë kaluar një vijë të kuqe duke sulmuar me raketa në periferi të Jeruzalemit.
Aktet e dhunshme dhe të papërgjegjshme që po ndodhin sot në kryeqytetin e Izrelit, në Jeruzalem, është si rezultat i nxitjes së planifikuar të protestuesve të dhunshëm të udhëhequr nga grupi terrorist Hamas dhe Autoriteti Palestinez, me synimin për të ndezur dhunën dhe trazirat në qytetin e Jeruzalemit.
Dy raketa u lëshuan sonte nga Gaza drejt territorit izraelit, në Ashkelon. Zëdhënësi ushtarak raportoi se një raketë u shkatërrua në ajër nga sistemi Iron Dome, ndërsa e dyta ra në një zonë të hapur.
Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri deklaratat e mëposhtme sot, në fillim të takimit të posaçëm të Kabinetit, në Bashkinë e Jeruzalemit, për të shënuar Ditën e Jeruzalemit: Ne nuk do të lejojmë asnjë element ekstremist të minojë qetësinë në Jeruzalem. Ne do të mbështesim rendin dhe ligjin – me forcë dhe me përgjegjësi. Ne do të vazhdojmë të ruajmë lirinë e adhurimit për të gjitha besimet, por nuk do të lejojmë shqetësime të dhunshme.
Partia Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, bën thirrje për vazhdimin e trazirave dhe shtim të dhunës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën – më e madhja në historinë e saj – duke simuluar një konflikt në shumë fronte.
Departamenti i Edukimit dhe Kërkimit të Holokaustit në Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup dhe MA Klodeta Cane, një eksperte në studimet e Holokaustit dhe aktiviste, e diplomuar në Programin Ndërkombëtar të Masterit Weiss-Livnat në Studimet e Holokaustit në Universitetin Haifa filloi takimin a parë për Bashkëpunimin Arsimor Ndërkombëtar Izraelito-Maqedonas me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe Ditën e Evropës.
Në shkurt, Irani bllokoi hyrjen nga inspektorët e KB në objektet bërthamore, por vazhdoi të regjistronte atë që po ndodhte. Tani po kërcënon të fshijë regjistrimet. Marrja e regjistrimeve pritet të përmirësojë pozicionin e SHBA në negociata
Eshte gjithashtu koha per organizimin e nje konference serioze shkencore nderkombetare per periudhen e Luftes se Dyte Boterore dhe historine e Hebrejve Europiane ne Shqiperi gjate holokaustit. Ne po punojme per dicka te tille ne bashkepunim me komunitetin Amerikano-Hebre te Cikagos dhe Amerikes dhe se shpejti shpresojme ta realizojme.
Dikur ishte një ndër vendet më të tensionuar në botë tashmë është kthyer në një vend argëtimi. Mediat e huaja bëjnë me dije se vendi i luftimeve në kufirin izraelito-egjiptian tashmë është kthyer në një vend me atmosferë më e relaksuar.