
Category: 24/7
Tre fëmijë kosovarë ndodhen tashmë në Izrael, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor për shkak të problemeve të tyre me zemrën, pas marrëveshjes së arritur, më 24 mars 2021, midis Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem dhe organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart”.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla: Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim shumë të frytshëm sot me Paul Friedberg, Drejtorin e Lartë në Cellebrite ES e cila ndihmon në krijimin e një bote më të sigurt përmes Platformës së tyre të Inteligjencës Dixhitale.
Tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael, në “Save a Child’s Heart” me seli në Holon.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mund të përballet me vështirësi në sigurimin e ulëseve për të qëndruar në pushtet, tregojnë të dhënat pas numërimit të gati 90 për qind të votave.
Kosova vendosi të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke qenë kështu vendi i tretë pas SHBA- ve dhe Guatemalës që e ka vendosur misionin e saj diplomatik në kryeqytetin e Izraelit.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se ka diskutuar përmes një lidhje online me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, për situatën e pandemisë dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë në detyrë të Kosovës, Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.
Marrëveshja midis Rotary Prishtina International dhe Rotary Club Haifa po jep frytet e veta duke ecur shumë mirë.
Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.