Category: Ambasada e Shqiperise ne Izrael
Ambasada e Shqipërisë në Izrael pati një vit 2020 shumë impenjativ dhe me takime produktive të shumta, për intesifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. Z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në ambientet e ambasadës kompozitorin dhe drejtuesin e orkestrës së Konservatorit të Ramat Gan, Alex Wasserman.
Interesi i BIG Business Group për të investuar në Shqipëri është përqendruar kryesisht në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe projekteve të komunitetit, veçanërisht vendpushimet luksoze turistike në jug të vijës bregdetare shqiptare, veçanërisht në qytetin e Vlorës.
Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Gazetari izraelit, Benny Ziffer, do të vizitojë Shqipërinë, me synimin për të portretizuar në një seri artikujsh historinë, artin, jetën dhe kuzhinën shqiptare.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim pune me Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.