Category: Biznes
Marrëveshja e dekadës ishte blerja nga gjiganti i teknologjisë amerikane Intel Corp i kompanisë izraelite Mobileye, një prodhues i teknologjive të vetë-drejtimit të makinave me qendër në Jeruzalem, për 15.3 miliardë dollarë.
Yevgeny Dibrov dhe Nadir Izrael themeluan në vitin 2015 kompaninë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike, Armis. Dje, ata e shitën kompaninë e tyre (të tipit Internet of Things) për 1.1 miliardë dollarë. Blerësi: amerikania Insight Partners.
Në periudhën 2010-2019 u thithën gjithsej 39.1 miliardë dollarë. Në 2019 pati rritje prej 400% në raport me 2010.
Blerim Gjeladini dhe kompania e tij, Terra, operon në treg prej dy vitesh në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave online, me konsulencë ndërkombëtare, përfshirë dhe atë izraelite. Terra ka ndërtuar softin e saj, ku analizon një numër të madh indikatorësh dhe referencash, për të dalë në përfundime të logjikës grafike, për të përpunuar dhe realizuar prognoza të sakta.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti drejtuesit e grupit ekonomik izraelit “Menachem Group”, duke diskutuar rreth mundësive të biznesit dhe eksplorimin e tregjeve të përbashkëta, kryesisht investime në porte.
Kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë kanë ngritur 2,32 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2019, shumën më të lartë tremujore që nga viti 2013, raporton IVC – ZAG. Shifra e tremujorit të dytë në vitin 2019 u rrit nga 10 mega marrëveshje .
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, zevendëpresident për biznesin &CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer. Kompania izraelite ka një eksperience të thelluar ne teknologjinë “green”. Drejtuesit e “TransBiodiesel” me operatorët e sektorit shqiptar në Durrës, AIDA-n dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë.
Google ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë Elastifile, kompaninë izraelite “cloud storage” . Kompania u themelua në vitin 2013 nga veteranët e industrisë dhe sipërmarrësit serialë Amir Aharoni, Shahar Frank dhe Roni Luxenburg.
Në gjysmën e parë të vitit 2019, aktiviteti i shitjeve të kompanive të teknologjisë së lartë në Izrael arriti në 14.48 miliardë dollarë në 66 marrëveshje, një nivel pesë-vjeçar sipas raportit IVC-Meitar.
Nga viti 2009 deri në vitin 2018, 436 kompani të themeluara izraelite hapën zyra në Nju Jork, sipas një raporti të ri nga “New York-Israel Business Alliance”. Shteti i Nju Jorkut është shtëpia e pesë kompanive të lidhura me Izraelin me një vlerë prej 1 miliard apo më shumë.