Category: Izrael
Dymbëdhjetë kryeministra kanë shërbyer nga themelimi i Shtetit të Izraelit, më 14 maj 1948 dhe deri tani, nga i pari, David Ben-Gurion, dhe aktuali, Benjamin Netanyahu. Por, midis tyre, e vetmja kryeministre femër është Golda Meir (3 maj 1898 – 8 dhjetor 1978), një nga themelueset e shtetit të Izraelit dhe i katërti kryeministër sipas radhës.
160 vjet më parë, më 2 maj 1860, lindi Theodor Herzl, ideatori i Lëvizjes Sioniste, që me vizionin e tij frymëzoi hebrenjtë në gjithë botën për themelimin e një shteti hebre dhe që u finalizua, më 14 maj 1948, me krijimin e Shtetit të Izraelit.
Izraeli po ndërron disa linja prodhimit të raketave për të bërë aparate respiratore në përpjekjet për të luftuar mungesat kombëtare të pajisjeve mjekësore të përdorura për të trajtuar pacientët me COVID-19. Nisma është një përpjekje e përbashkët midis ministrisë, IAI dhe kompanisë izraelite të teknologjisë mjekësore ”Inovytec”.
Shefi i departamentit të teknologjisë në shërbimin e inteligjencës Mossad të Izraelit tha se vendet janë futur në një betejë të ashpër, të fshehtë për të marrë kontrollin e një furnizimi të kufizuar të ventilatorëve me çdo kusht.
Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus. Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.
Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore.
Si pjesë e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, qeveria izraelite “shumë shpejt do të fillojë të përdorë mjete dixhitale që ne kemi përdorur në mënyrë që të luftojmë terrorizmin” për të gjurmuar pacientin, thotë kryeministri, Shin Bet konfirmoi duke ekzaminuar përdorimin e aftësive të tij teknologjike për të luftuar koronavirus.
Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vaksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.
Një ekip shkencëtarësh izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë së Izraelit, Ofir Akunis.
Studiuesit në Izrael po vaksinojnë me sukses shpendët nga një virus që është shumë e ngjashëm me koronavirusin e ri, COVID-19. Testimi i sigurisë për njerëzit ka të ngjarë të fillojë brenda 90 ditëve, thonë ata.