Category: Izrael
Një set mjekësor diagnostikues, i shpejtë dhe i saktë për koronavirusin e ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, u zhvillua nga kompania izraelite BATM Advanced. Kompleti është testuar nga laboratorë të shumtë dhe spitale që tani kanë verifikuar aftësinë e tij për të diagnostikuar COVID-19.
Një pajisje e shpikur nga një mjek izraelit në Spitalin ALYN mund të përdoret në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë, sipas shpikësit të saj, Dr. Eliezer Be’eri, shkruan gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post”.
Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt), avionin MICROLITE.
Kompanitë e teknologjisë izraelite, të cilat mblodhën 8.3 miliardë dollarë në 2019, e kanë filluar 2020 duke kërkuar të thyejnë rekordin e vitit të kaluar.
309,000 turistë erdhën në Izrael në janar 2020 në krahasim me 285,000 turistë në 2019, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.
“Magen David Adom”, shërbimi kombëtar i Izraelit për përgjigjen ndaj urgjencave, ka dhuruar 2,000 maska dhe 200 komplete mbrojtjeje të plotë në Kinë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.
Roboti i zhvilluar nga gjiganti i teknologjisë nuk e zëvendëson mjekun ose infermierin, por ka për qëllim që pacientët të marrin më shumë informacione rreth një simptome, çfarë duhet të bëjnë, cili është hapi tjetër. Në Izrael, Microsoft ka seli në Herzliya, Tel Aviv, Haifa dhe Nazareth.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.
Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee Jerusalem, ish-zëdhënëse e Ushtrisë Izraelite (IDF) e vlerësoi jashtë mase vizitën e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta tek ekipi ekspertëve ushtarakë izraelitë që erdhën në Shqipëri, për të testuar ndërtesat pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.