Category: Kosove
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.
Pjesë e ceremonisë së Vitit të Ri Hebraik në Prishtinë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova është atdhe edhe i hebrenjve.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ceremonia e së martës është e veçantë meqë tani Kosova dhe Izraeli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike.
Akri Çipa është ekspert i çështjeve të Ballkanit. Ai ka master shkencor në Zgjidhjen e Konflikteve nga Columbia University në Nju Jork. Shkrimi është botuar fillimisht në prestigjiozen izraelite The Times of Israel.
Komuniteti i vogël hebre të Kosovës është i lumtur që po krijon lidhje zyrtare diplomatike me Izraelin. – Shkrim nga Jewish Telegraph Agency
Me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Sublla, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin kundër antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën siç tha ajo krah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes ndaj semitëve.
Njohja e Kosovës prej Izraelit, duhet të jetë një ndjenjë gëzimi sepse përkufizon mirënjohjen dhe rinjohjen. Kjo veçanërisht për Kosovën si shtet. Shqiptarët dhe populli Kosovës në këtë zhvillim të ri të ndërtimit të raporteve dhe zhvillimit të këtyre raporteve, kanë fituar jo thjesht një njohje por një garant të bashkëpunimit, partneritetit, i cili sjell progres dhe zhvillim.
Dakordësimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një fitore diplomatike në arenën ndërkombëtare e Kosovës. Për Izraelin, njohja nga vendi i Ballkanit Perëndimor ishte një fitore gjeopolitike e shumëfishtë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë një intervistë për Radion Publike të Izraelit, Kan B, në emisionin “Ora Ndërkombëtare” me gazetarin Eran Mor-Cicurel, tha se Serbia po përpiqet të sabotojë marrëveshjen e Kosovës me Izraelin, por se përpjekja nuk do të kishte sukses, për shkak të lidhjeve strategjike midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit do të kontribuojë pozitivisht në fuqizimin e vendit tonë me theks të veçantë në aspektin politik dhe atë ekonomik.