Category: Kosove
Sot me datë 27 Janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” organizoi shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e Holokaustit, duke kujtuar vdekjen e gjashtë milionë qytetarëve hebrenj. Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shqiptarët janë krenarë me shembullin fisnik të kombit tonë, i cili në momentet më të rënda të kësaj tragjedie njerëzore, si pak të tjerë u vendos në anën e drejtë dhe të duhur të historisë, duke ofruar strehë e mikëpritje për hebrenjtë e persekutuar anembanë Evropës.
Ministrja e Integrimeve Evropiane në detyrë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar hebrenjtë të cilët pësuan gjatë Holokaustit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin qeveritar, kanë bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë.
Fjala përshëndetëse me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në aktivitetin e zhvilluar në Universitetin “Fehmi Agani”, Gjakovë
Sot përkujtojmë me dhimbje tmerrin e hebrenjve gjatë Holokaustit, me dëshirën që kurrë të mos përjetohen ngjarje të tilla tragjike, as nga hebrenjtë e as nga ndonjë popull tjetër.
Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit sot në Prizren. Për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar.
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj., pranuan dhe strehuan qindra hebrej duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku. Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh.
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, gjatë ditës së sotme vizitoi Universitetin e Tel Avivit. Në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.