Gazetari izraelit, Benny Ziffer, merr “pasaportën turistike shqiptare”

Gazetari izraelit, Benny Ziffer, do të vizitojë Shqipërinë, me synimin për të portretizuar në një seri artikujsh historinë, artin, jetën dhe kuzhinën shqiptare.

Dëshmi e dokumente, pse u mbrojtën hebrenjtë në Shqipëri

Deri në fund të Luftës II botërore numri i hebrenjve në Shqipëri u dhjetëfishua. Asnjë hebre s’u bë viktimë e luftës. 

Ambasadori Dashnor Dervishi: Kur Izraeli ngriti spitalin më të madh ushtarak në ndihmë të kosovarëve

Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.

Dr.Ymer Elezi: Aron Solomoni, kolegu ynë, që bëri emër në Izrael

Mjeket veterinere shqiptar te gjeneratës se Aron Solomonit, gjenerata e re por edhe shume shoke e miq te tij ndjehen krenar qe biri i tyre i Vlorës edhe pse e ndau jetën ne dysh mes Shqipërisë dhe Izraelit ai kurrë se ndau mendjen nga Shqipëria, duke e përfaqësuar atë denjësisht dhe me krenarinë e një shqiptari edhe ne atdheun e tij te dyte, Izraelin!

Zgjedhjet ne SHBA dhe impakti në Izrael, Avital Leibovich takim me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael

Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit ne Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Historia e familjes Pilku nga Durrësi që shpëtoi familjen hebreje Gerechter

Edip Pilku ishte 12 vjeç kur familja hebreje erdhi për të qëndruar në shtëpinë e tij në Durrës. Ai ishte djali i një inxhinier shqiptar dhe një nëne gjermane. Familja Gerechter mbërriti në Shqipëri në 1939, pasi Mbreti Zog hapi kufijtë për çdo hebre që dëshironte të vinte ndërsa ata iknin nga tmerret e Kristalnacht në Gjermani dhe Austri dhe antisemitizmit në rritje diku tjetër në Evropë. Sot, emrat e prindërve të Edipit, Njazi dhe Liza Pilku, janë gdhendur në mur në Kopshtin e Kujtimit në Yad Vashem në Izrael

Ardita Kongjonaj, kandidatja për deputete që sjell përvojën e Izraelit në Shqipëri

Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të veçanta për Deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021. Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, një ndër më të mirët në botë. Ajo ka qenë shefe misioni e Italisë për organizatën izraelite IsraAID.

Krijimi i Akademisë Kibernetike, ambasadori Canaj takon menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.

Patriarku shqiptar i Kishës Bullgare që shpëtoi hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore

Marko Konstandini (Marko Konstantinov) ishte një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofia të Bullgarisë. Nga posti i Mitropolitit të Plodvivit, Kirili i Bullgarisë luajti një rol të madh në ndalimin e deportimeve të mbi 1,500 hebrejve në kampet e përqendrimit në 1943.

Elida Buçpapaj: Lamtumirë Rachel Cohen Cikuli, “Pediatrja Ëngjëll” hebreje e fëmijëve shqiptarë

Më 9 nëntor u nda nga jeta Rachel Cikuli, një nga pediatret më të shquara në Shqipëri, e cila, në disa dekada, me dashuri e ndërgjegje të lartë, e vuri jetën dhe profesionin në shërbimin e fëmijëve.