Category: Shqiperi
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar.
Moskapja e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri, marrja e tyre në mbrojtje nga shqiptarët pa u kërkuar asnjë shpërblim, Shqipërisë i jep nder dhe e vendos atë shumë përpara vendeve që konsiderohen të qytetëruara.
Të Krishterët për Izraelin: Ne besojmë se Izraeli u krijua dhe u zgjodh nga Perëndia për të bekuar kombet. Ne besojmë se Kisha dhe kombet duhet ta bekojnë Izraelin
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka në fokus krijimin e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë. Një projekt që zhvillohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, së bashku me komunitetin Hebre Shqiptar, synojnë të ndërtojnë një institucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese.
Kopshti “Shalom” në Tiranë dhe Banka e Shqipërisë organizuan aktivitetin e përbashkët “Edukimi financiar për fëmijët”. Përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë, Igli Kruja, prind i një fëmije, i ftuar nga drejtuesit e kopshtit që përdor metodikë izraelite, u shpjegoi fëmijëve me ilustrime dhe mjete didaktike, se përse “paratë janë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të tyre”.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, takon ish-kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, për ta uruar atë për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, etj.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ai i kërkon që Shqipëria të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Nimrod Yaron, drejtuesin e kompanisë izraelite “Nimrod Yaron & Co. Israeli and International Taxation”, gjatë të cilit u diskutua rreth mënyrave të bashkëpunimit, për të lehtesuar procedurat e taksave për bizneset dhe investitoret e interesuar për të hyrë në tregun izraelit dhe atë shqiptar.
Opinion nga Ambasador i Izraelit në Shqipëri, Shkëlqësia e Tij, Z. Noah Gal Gendler.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi i ndjerë Simon Vrusho.