Category: Shqiperi
Portali më i madh në Izrael, Walla.co.il, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe turizmit dhe atraksioneve të shumanshme që ajo afron për turistët izraelitë.
Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Washington Diplomat”, ka intervistuar Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, për gazetën e madhe izraelite “The Times of Israel”. Luxner shkruan rregullisht për “The Times of Israel” dhe “Washington Diplomat” dhe media të tjera ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ftua posaçërisht nga Shkolla prestigjoze e Qeverisjes, Diplomacisë dhe Strategjisë “Lauder”, për të mbajtur një ligjëratë të veçantë. Ai u prit nga Presidenti i IDC-së, Prof. Uriel Reichman, Dekani i Shkollës “Lauder” Prof. Assaf Moghadam, Drejtorja e Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC) në Jeruzalem Avital Leibovich
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan se për të ishte “nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore”.
Gjatë vizitës në Izrael, Presidenti Meta është pritur nga kryeparlamentari izraelit, Yuli Edelstein ku i shprehu mirënjohjen për ndihmën që pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nderoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ekipin e Njësisë së Shpëtimit Kombëtar të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, të cilët erdhën në Shqipëri në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti një fjalim në IDC Lauder School – në Herzliya të Izraelit, ku foli për marrëdhëniet e bashkekzistencës fetare në Shqipëri.
“The Times of Israel”, gazeta e madhe izraelite në gjuhën angleze, shkruan për takimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me grupin e ekspertëve izraelitë të kryesuar nga koloneli Golan Vach, që erdhi në Shqipëri,
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta: Shembulli i popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve përbën një model unik për të gjithë botën.
Kreu i Shtetit e falënderoi homologun izraelit për mesazhet e solidaritetit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri, vlerësoi operacionet e kërkim-shpëtimit izraelite që erdhën menjëherë pas tërmetit, si edhe punën e grupeve të specializuara për vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara.