Tag: Alona Fisher-Kamm
Izraeli dhe Kosova i kanë intensifikuar kontaktet diplomatike, pavarësisht se Shteti i Izraelit nuk e njeh zyrtarisht, Republikën e Kosovës.
Ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm, përfundoi detyrën e saj diplomatike. Portali Izraelisot.com sjell nje kronologji të takimeve të saj në Kosovë, takime zyrtare me politikanë, shoqata, komunitetin hebraike vendas, etj.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.
Gjatë vitit 2019 marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit patën rritje, edhe pse midis dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare. Gjithsesi, ambasadorja jorezidente Alona Fisher-Kamm e vizitoi shpesh Kosovën. Edhe Kongresi Botëror i Hebrenjve zhvilloi vizitë në Kosovë.
Gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kosovës, ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, ka vizituar Fakultetin e Arteve dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, kanë pritur në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm. Në këtë takim është biseduar edhe për nevojën e investimeve izraelite në Kosovë
Përfaqësues të Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova dhe Ambasadorja e Izraelit në Beograd dhe jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm zhvilluan takim me kryetarin e Komunës së Novoberdës, z. Svetislav Ivanovic, si dhe vizituan varrezat hebraike në Novobërd.
Ambasadorja e Izraelit jorezidente në Kosovë, znj. Alona Fisher-Kamm, takua me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj në Prishtinë.
Alona Fisher-Kam është ambasadorja e Izraelit, rezidente në Serbi dhe jorezidente në Kosovë dhe Malin e Zi. Kjo intervistë që gazeta online “Izraeli Sot” sjell për lexuesit në rubrikën “Izraeli dhe Ballkani” është publikuar në revistën “Diplomacy & Commerce”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Shyqyri Bytyqi, priti në një takim ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm