Tag: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se Sudani do të fillojë të normalizojë lidhjet me Izraelin, duke e bërë atë shtetin e tretë arab që e bën këtë si pjesë e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga SHBA në muajt e fundit.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo ndryshe “Zyra e Robert O’Brien”, përmes një postimi në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e radhës drejt vendosjes së raporteve diplomatike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ai i kërkon që Shqipëria të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit.
Mesazhi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri Hebraik 5781 dhe letra e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani drejtuar homologut të saj izraelit, Yarin Levin, janë aktet e mëdha drejt protokollit të njohjes.
Izraeli dhe Bahreini kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, njoftoi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh, pas Emirateve të Bashkuara Arabe.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) do të nënshkruhet në një ceremoni në Washington më 22 shtator
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara të nënshkruar ditën e sotme, me ndërmjetësimin e posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Nga “Marrëveshjen e Oslos” me protagonist ish-presidenti amerikan Bill Klinton, tek “Marrëveshja e Shekullit” nga presidenti amerikan Donald Tramp. Si ka ndryshuar realiteti gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Aktualisht, sot shteti izraelit po shfaqet si një lojtar kyç i kudogjendur në arenën ndërkombëtare, ndërsa Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga Mahmud Abas ende nuk e kuptojnë se rrezikojnë te mbeten një relike e së shkuarës.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.