Tag: Ekipi izraelit
Kreu i Shtetit e falënderoi homologun izraelit për mesazhet e solidaritetit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri, vlerësoi operacionet e kërkim-shpëtimit izraelite që erdhën menjëherë pas tërmetit, si edhe punën e grupeve të specializuara për vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara.
Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Koloneli izraelit, Golan Vach, tha se nesër ekipi i tij largohet nga Shqipëria, por do të vijojnë të mbajnë kontakte dhe të kërkojnë fotografi për çdo inspektim.
Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit.
Presidenti i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit.
Eksperti izraelit per Top Channel: Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet
Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” : Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet.
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollat ‘Bajram Curri’ dhe ‘Abedin Dino’